Shkaku i Coronvirusit, shtyhen edhe kimioterapitë për pacientët me kancer

Pacientët e sëmurë nga kanceri nuk kanë marr shërbimin e kimioterapisë dhe rrezatimit ditën e sotme, dhe nuk do të marrin të paktën deri javën tjetër.
Kjo për faktin se Klinika e Onkologjisë i është bashkuar vendimit të menaxhmentit të QKUK-së për të pezulluar shërbimet ambulantore për shkak të situatës së krijuar me koronavirusin.
Drejtori i Klinikës Dr. Ilir Kurtishi, ka deklaruar për Gazetën Shneta se shtyrja e terapive dhe rrezatimeve është vendim i kolegjiumit të klinikës në mënyrë që të ruhet imuniteti i pacientëve.
“Vendimin për shtyrje e kemi marr sot në mbledhjen e mëngjesit. Është për të mirën e pacientëve sepse këto terapi dhe rrezatimet janë shërbime ambulantore, pacientët mund të jenë të ekspozuar ndaj virusit dhe nëse marrin terapinë atëherë imuniteti i tyre është shumë i ulët dhe mund të jenë shumë të rrezikuar”, ka deklaruar Kurtishi.
Lexo edheMASHT po përgatitet për të ofruar mësim online
Kurtishi ka deklaruar se javën tjetër do të shqyrtohet sërish kjo gjendje, ndërsa ka konfirmuar se hapësirat e klinikës do të dezinfektohen.
Kujtojmë se menaxhmenti i QKUK-së ka marr vendim dje për pezullimin e operacioneve jo-emergjente, shërbimeve ambulantore dhe shërbimeve tjera terapeutike.














