back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditShisnin kanabis, vihen në pranga burrë e grua dhe bashkëpunëtori i tyre...

Shisnin kanabis, vihen në pranga burrë e grua dhe bashkëpunëtori i tyre në Korçë

Të ngjajshme

Valdrin Sahiti ka dy fjalë për vendimin e Albës

Alba Pollozhani ka befasuar publikun me vendimin e saj...

Barcelona e krahasoi me Lewandowskin, vjen përgjigjeja nga Vedat Muriqi

Skuadra e Barcelonës sot ka krahasuar Robert Lewandowskin me...

Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për hapjen...

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, mes tyre një çift bashkëshortësh, pasi shisnin kanabis të ndarë në doza në qytet. Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, 2 automjete, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

“Në vijim të goditjeve ndaj veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcën e Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i hetimeve të bazuara në informacionet policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Next”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

Z. Ç., 55 vjeç dhe J. Ç., 43 vjeçe (bashkëshortë), banues në Korçë;

O. Sh., 36 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 4, Korçë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin O. Sh. dhe pasagjer shtetasi Z. Ç., dhe gjatë kontrrollit fizik ndaj tyre, kanë gjetur sasi lënde narkotike kokainë dhe një shumë parash. Më pas, gjatë kontrollit në banesat e tyre, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza gati për shitje dhe 2 peshore elektronike.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në subjektin (parukerinë) e shtetases J. Ç., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të Fundit

Sport

ShowBiz