Shiqoni këtu se kur do t’ju ndalet rryma në vendbanimin tuaj

Me fillimin e aplikimit të kufizimeve me energji elektrike për konsumatorët, KEDS ka pasur në dispozicion platformat për informim të konsumatorëve.
Këto platforma në baza ditore, pra në orët e hershme të mëngjesit freskohen me listat e të gjithë konsumatorëve të ndara në grupe.
Platforma ku tashmë i kemi 100 mijë konsumatorë të regjistruar, është aplikacioni eKesco. Nga ky aplikacion sapo konsumatori të regjistrojë të dhënat e saj/tij, do të pranojë njoftime automatike nga kompania për çdo gjë që lidhet me njehsorin e saj/tij. Në këtë rast, konsumatori do të pranojë paraprakisht njoftimet për kufizimet që janë duke u aplikuar për shkak të krizës energjetike.
Platformë tjetër që merr informata në kohë reale për ndërprerjen momentale të energjisë elektrike dhe po ashtu për planifikimet e ardhshme, është harta e paraqitur në ueb-faqe të KEDS www.keds-energy.com. http://www.keds-energy.com/ Në hartë konsumatori duhet të shënojë adresën e banimit në mënyrë që të pranojë informacione për kufizimet që do të ndodhin në atë adresë.

Lexo edheMilaim Zeka: Do e tradhtoja gruan time me këtë ambasadore
Këto dy platforma janë lehtë të qasshme dhe për një kohë të shkurtër konsumatori do të marrë informacionet e duhura. Derisa në aplikacionin eKesco konsumatori regjistrohet vetëm njëherë dhe merr informata automatike, në hartë duhet të regjistrojë vendbanimin në mënyrë që të marrë informatën e nevojshme














