back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaSportShikoni se si trajneri shqiptar shpërndanë shuplaka për futbollistët e tij

Shikoni se si trajneri shqiptar shpërndanë shuplaka për futbollistët e tij

Të ngjajshme

Berisha në Strasburg: Akuza ndaj Ramës për lidhje me kartelet e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhet...

Vuçiq: Gjenocidi është term juridiko-politik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai ka...

“Tym i zi” për Ardian Ismajlin, do të qendrojë për një muaj jashtë fushave

Do ta marrë malli për futbollin. Ardian Ismajli është sërish...

Një video tronditëse po qarkullon në rrjetet sociale, ku duket një nga ish-trajnerët dhe ish-pjestarët e stafit teknik të ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi, i cili qëllon me radhë futbollistët e tij pas një ndeshje.

Teksa janë mundur, ish-trajneri i acaruar me lojtarët e tij, teksa i tregon se kush kishte fajet gjatë ndeshjes, fillon edhe të godasë lojtarët e vegjël që qëndrojnë të ulur para tij. Në një moment, një nga lojtarët edhe ngrihet për të mos duruar më. Pamjet e mëposhtme janë vërtetë të turpshme, transmeton panoramasport.

Kujtojmë se video është e disa kohëve më parë, ndërsa Ndue Tarazhi nuk është më pjesë e stafit teknik të Laçit U-17.

FJALA E ISH-TRAJNERIT:

Ti, mirë je? Po ti, mirë je dhe ti? Po ti, ku je? Ata bënë dy gola, dhe i bënë për fajin tënd. Po ti, do me lujt futboll, do me lujt në Greqi? Pisa. S’ju vje turp, maskarenj. Palaço. Doni me lujt futboll me Laçin. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi? Si jua bëjnë golin ju të dyve? Asnjë nuk i turret topit. A ju kam thënë të bëni regjim 1-ditor? Nuk keni fjetur gjithë natën, rrini nëpër televizor e kafe, nuk ju vjen turp. Ai ekip lask***sh atje, me ju mund ata, mër pisa. Nuk kam çfarë ju them, në dash fitoni, në dash humbni. Pisa. Ju jeni pisa. Dy gola ty t’i kanë bërë. Të dy. Ti i ke ngrënë. Nuk ju vjen turp. Në duel shpejtësie. Çfarë ke që sheh? Ulu aty, se ta marr shpirtin. Ulu këtu, ulu këtu, këtu.

Të Fundit

Sport

ShowBiz