Republika Çeke ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Kosovës, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.
Në minutën e 15-të të ndeshjes, Patrick Schick e kaloi në epërsi skuadrën e tij, raporton Gazeta Express.
Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për Kosovën pasi që Republika Çeke konsiderohet rivali i drejtpërdrejtë për kualifikim në EURO, përkundër që “Dardanëve” u mbetet edhe mundësia e kualifikimit në këtë Kampionat përmes play-offs të Ligës së Kombeve. /Gazeta Express/