BallinaLajme“Shijoni çmimet aktuale”/ Kryeparlamentari i Iranit i përgjigjet Trump: Me të ashtuquajturën...

“Shijoni çmimet aktuale”/ Kryeparlamentari i Iranit i përgjigjet Trump: Me të ashtuquajturën ‘bllokadë’, shumë shpejt do të pendoheni…

Të ngjajshme

Një person gjendet pa shenja jete në Graqanicë

Një person i gjinisë mashkullore, shtetas i Kosovës, është...

27 vjet nga rënia e dëshmorëve e martirëve në Doganaj të Kaçanikut

Me rastin e 27-vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe...

Ekskluzive: Fundjavë me krisma, dyshohet për një person të plagosur në Çagllavicë

Një incident ka ndodhur para pak minutash në Çagllavicë. Burimet...

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka paralajmëruar se konsumatorët amerikanë mund të përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit, pas zhvillimeve të fundit në rajon.

Në një postim në rrjetin social X, ai shkroi: “Shijoni çmimet aktuale. Me të ashtuquajturën ‘bllokadë’, së shpejti do të pendoheni për 4-5 dollarë për galon.”

Deklarata vjen në reagim ndaj urdhrit të Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e një bllokade detare në Ngushticën e Hormuzit, pas dështimit të negociatave për armëpushim me Teheranin.

Ghalibaf paralajmëroi se ky vendim mund të ketë pasoja direkte në tregjet ndërkombëtare të energjisë, duke ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës dhe karburanteve në SHBA.

Ai publikoi gjithashtu një grafik të çmimeve të karburantit pranë Shtëpisë së Bardhë, si dhe një formulë teknike, të cilën disa e kanë interpretuar si paralajmërim për tronditje të mundshme në tregjet globale të naftës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz