Sheshet e Prishtinës të papastruara, qytetarja rrëshqet në akull dhe humb vetëdijen
01Përditësuar më

Lexo edheKosovarja me fëmijë të sëmurë kërkon rrugë për të ikur nga Siria, ku burri iu vra si luftëtar i ISIS’it

Një grua është rrëzuar në mbrëmjen e së dielës, jo shumë larg shtatores së heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, afër kabinave të vendosura për të ashtuquajturin Treg të Krishtlindjes.
Gruaja ka rrëshqitur si pasojë e akullit, teksa po ecte nëpër shesh. Nga rrëzimi, ajo ka mbetur pa vetëdije për disa minuta, kanë bërë të ditur dëshmitarët për Gazetën Express.
Gruan e kanë ndihmuar menjëherë kalimtarët e rastit. Për fatin e mirë, mes tyre ka qëlluar edhe një mjek, i cili i ka ofruar asaj ndihmë në vendin e ngjarjes. /Express/

Lexo edheKosovarja me fëmijë të sëmurë kërkon rrugë për të ikur nga Siria, ku burri iu vra si luftëtar i ISIS’it