Shënohet viktima e parë e koronavirusit në Bosnjë e Hercegovinë
03

Lexo edheEdhe katër të prekur me koronavirus, shkon në 28 numri

Një burrë është bërë viktima e parë e koronavirusit në Bosnjë e Hercegovinë.
Lajmin e konfirmoi menaxheri i një spitali në qytetin veriperëndimor, Bihaq, pranë kufirit me Kroacinë. Nuk janë dhënë hollësi të tjera për viktimën.
Autoritetet boshnjake më parë e kanë shpallur gjendjen emergjente për shkak të koronavirusit, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Lexo edheEdhe katër të prekur me koronavirus, shkon në 28 numri
Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar 90 raste të infektimeve. Numër më i madh i personave të infektuar është shënuar në shtetet fqinjte të Bosnjës, në Serbi dhe në Kroaci.
Virusi i ri është përhapur edhe në vendet tjera ballkanike. Numrin më të vogël të rasteve deri më tani e kanë Mali i Zi dhe Kosova, ku ende nuk është shënuar asnjë viktimë.