BallinaLajmeShefi i AKI-së jep dorëheqje

Shefi i AKI-së jep dorëheqje

Të ngjajshme

Kurti kujton dëshmorin Asllan Fazliu në 27-vjetorin e rënies

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot dëshmorin...

Kroacia me pako qeveritare për masat ekonomike pas rritjes së çmimit të naftës

Kroacia ka prezantuar pakon qeveritare të masave për të...

Dolce bombarduese, nxjerr asetet provokuese

Ish-banorja e “BBVK” Dolce, njihej si një nga femrat...

Shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi e ka ofruar dorëheqjen nga ky post.

Insajderi merr vesh nga burimet e saj se Gashi  i ka dorëzuar dorëheqjen zyrës së kryeministrit, Ramush Haradinaj, pasi që ky i fundit para disa ditësh kishte kërkuar ta liroj pozitën.

“Gashi e ka dorëzuar dorëheqjen dhe sot është përshëndetur me stafin e Agjencisë”, ka thënë ky burim.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e qeverisë, Donjeta Gashi.

“Po. Ka disa ditë”, tha Gashi për Insajderin.

Kërkesa e Haradinajt kishte ardhë një ditë pas arrestimit dhe depërtimit të gjashtë “gylenistëve” nga Kosova në Turqi. Arsyetim për këtë Haradinaj dha, mos informimin paraprak nga ky institucion lidhur me aksionin.

Mirëpo për dorëheqjen e Gashit ishte dashur edhe nënshkrimi i presidentit Hashim Thaci pasi që më ligjin për AKI-në kërkohet një gjë e tillë.

Haradinaj i kishte kërkuar dorëheqje edhe ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, i cili e dorëzoj detyrën javën e kaluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz