back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaLajmeSHBA reagon ashpër pas shtyrjes së gjykimit për djegien e ambasadës në...

SHBA reagon ashpër pas shtyrjes së gjykimit për djegien e ambasadës në Serbi

Të ngjajshme

Mbappe rikthehet si startues, shënon gol ndaj Alavesit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar gol ndaj Alavesit,...

Gazetari nga Skenderaj, ia krijon tekstin e ri Edona Llalloshit për Albin Kurtin (FOTO)

  Pas ndërrimit të tekstit të këngës "Si zog shqipe"...

Dyshohet për një plagosje në Pejë

Një incident dyshohet të ketë ndodhur pasditën e sotme...

Duda Balje: Rasti i Ena Krasniqit “mbyt” multietnicitetin

Duda Balje ka reaguar lidhur me çështjen e përkatësisë...
Ambasadori i Amerikës në Serbi, Kyle Scott e ka cilësuar si vendim frustues faktin që është shtyrë përsëri gjykimit i të dyshuarve për djegien e amabasadës amerikane në Beograd.

Në vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, huliganët serbë kishin protestuar duke sulmuar dhe djeguar ambasadën e SHBA-së në Beograd.

Scott ka thënë se është e pakuptueshme pasi krimi ka ndodhur në vitin 2008, dhe pas 9 vitesh ende nuk ka të dënuar, transmeton lajmi.net

“Kam dësgjuar se sot kishte një shtyerje tjetër të gjykimit dhe kjo është frustuese për mua, pasi krimi ka ndodhur në vitin 2008 dhe sot është viti 2017 dhe ende nuk ka asnjë vendim. Ata duhet të dënohen”, tha Scott para gazetarëve në Beograd.

Sipas tij, drejtësia duhet të shkojë në vend pasi është e rëndësishme edhe për raportet ndërmjet Amerikës dhe Serbisë.

Gjykimi për djegien e amabsadës është shtyerë për datën 9 nëntor.

Protestat e organizuara nga serbët nën parullën “Kosova është Serbi”, kishin eskaluar në dhunë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz