Shala tregon se kush janë deputetët që iu bashkuan grupit të tyre parlamentar
BILLI

Lexo edheSkandaloze, familja shumëanëtarëshe nga Kosova refuzon testimin në Gjermani, intervenon policia

E krejt kjo po ndodhë në ditën e ditëlindjes së 39 të shefit të grupit parlamentar, Endrit Shala, njofton Klan Kosova
Shala në Info Magazine tha se krejt kjo është rastësi teksa tregoi se kush janë deputet që iu bashkuan këtij grupi parlamentar.
“Ka qellu koincidencë që i njëjti dakordim ndërmjet deputetëve të zgjedhur të Parlamentit të Republikës së Kosovës që kanë vendosur t’i bashkohen grupit parlamentar NISMA-AKR që të qëlloj me datën e ditëlindjes time”.

Lexo edheSkandaloze, familja shumëanëtarëshe nga Kosova refuzon testimin në Gjermani, intervenon policia
“Ne kemi biseduar qe një kohë të gjatë me deputetët dhe nga tash të katër deputetët: Fikrim Damka, Duda Balje, Albert Kinolli dhe Fidan Liti do të jenë pjesë e grupit parlamentar NISMA – AKR që prej nesër si grup parlamentar do të quhet NISMA- AKR – 6 plus”, deklaroi Shala.