BallinaLajmeShahistët më të mirë në Republikën e Kosovës, nxënësit e Likocit të...

Shahistët më të mirë në Republikën e Kosovës, nxënësit e Likocit të Skenderajt (FOTO)

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Nxënësit e shkollës fillore “Fehmi Rama” në Likoc të Skenderajt janë shpallur kampion të shahut, duke zënë vendin e parë në Republikën e Koaovës, shkruan Drenica Press.

Poashtu sukses treguan edhe nxënësit e shkollës profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj, të cilët në një konkurencë të fortë zunë vendin e parë në Regjionin e Mitrovicës, ndërkaq në nivel vendi arritën deri në gjysmëfinale, përcjellë Drenica Press.

Pas këtij suksesi të arritur në shah, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori i DKA-s, Kastriot Duraku, kanë shprehur krenarinë e tyre si komunë për sukseset e arritura.

Ata thanë: Sukseset e nxënësve tanë nuk kanë të ndalur… Në garat e shahut, nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Fehmi Rama” Likoc, zunë vendin e parë edhe në nivel regjioni edhe në nivel republike. Gjithashtu, pjesëmarrës në këto gara të shahut ishin edhe nxënësit e Qendrës së Kompetencës – Skenderaj, të cilët në nivel regjioni zunë vendin e parë , ndërsa në nivel republike hynë në gjysmëfinale. Ndihemi krenarë me sukseset e këtyre nxënësve, por edhe të mësimdhënësve të tyre. Urime për këtë fitore: nxënësve, mësimdhënësve, shkollave dhe komunës sonë! Pjesëmarrja në gara të ndryshme do të vazhdojë gjatë gjithë vitit shkollor, dhe Drejtoria e Arsimit do t’i përkrahë e mbështesë të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e suksesshëm.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka uruar nxënësit fitues të kësaj gare, ndërsa ka premtuar mbështetje institucionale për nxënësit e shkollave tona.
Urime!”/DRENICA PRESS/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz