back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajme'Serbia prapë do të bombardohet nga NATO nëse përsërit gjenocidin'

‘Serbia prapë do të bombardohet nga NATO nëse përsërit gjenocidin’

Të ngjajshme

Manchester City mendon për Rodrygon, nëse Savinho largohet drejt Tottenhamit

Manchester City mund të hyjë në merkato për një...

Rrahje në Skenderaj, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar në fshatin Llaushë të Skenderajt...

Përditësohen të dhënat, vazhdojnë pritjet e gjata për të dalë nga Kosova përmes Merdarit

Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat...

Nga e hëna kthimi i autobusëve nga Prishtinë për në Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit

Shoqata e Transportit të Autobusëve Prishtinë – Podujevë ka...

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri ka thënë se deklaratat e Nikolicit se NATO ka bombarduar pa asnjë faj Serbinë janë të pasakta pasi shteti serb kishte kryer gjenocid në Kosovë.

Tahiri ka thënë se NATO përsëri do të bombardojë Serbinë nëse i vazhdon politikat e njëjta gjenocidiale e hegjemoniste.

“Nëse nuk lirohei nga politikat hegjemoniste dhe krijoni arsye si në vitin 1999 përsëri do të bini ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare dhe lufta e drejtë e bashkësisë ndërkombëtare do të veprojë ndaj jush dhee ndaj çdo shteti që bën gjenocid, siç keni bërë ju ndaj Popullit të Kosovës”, ka thënë Tahiri, për Express, të shtunën.

Ndërkohë, Presidenti serb, Tomislav Nikolic ka thënë se NATO kishte sulmuar Serbinë pa të drejtë derisa ka konfirmuar se populli serb nuk e dëshiron anëtarësimin në Aleancën Veri Atlantike.

“Kemi qenë të sulmuar e bombarduar nga NATO më 1999, pa arsye. Kjo ka pasur pasoja të mëdha, në ekonominë tonë, por edhe në qëndrimin e qytetarëve tanë ndaj NATO-s. I sigurt flas në emër të shumicës së qytetarëve kur them se Serbia kurrë nuk do të jetë në NATO”, ka thënë Nikoliq në një intervistë për Al Jazzera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz