BallinaLajmeSerbia mban 'peng' Ramushin!

Serbia mban ‘peng’ Ramushin!

Të ngjajshme

Kurti: Stërvitja e serbëve disa metra larg kufirit me Kosovën, shfaqje e rrezikshme e agresionit

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se stërvitjet e ushtrisë...

Osmani shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe delegacionin e BIK’ut

Presidentja Vjosa Osmani ka shtruar iftar për kryetarin e...

Behrami i reagon Kurtit: Kaos, migrim dhe kontrata njëburimore për pesë vite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët...

Krasniqi nënshkruan një vendim, synohet funksionimi i bordit të Mitrovicës

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka...

Gjykata franceze nuk ka marrë vendim dje për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me arsyetimin se prokurori i ka kërkuar Serbisë të sjellë informacione shtesë. Vendimi pritet të merret më 2 mars të këtij viti, përderisa vetë Haradinaj ka akuzuar shtetin fqinj se po e shpërfill ligjin

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës ka shtyrë sërish vendimin për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Seanca e radhës, kur pritet të vendoset për lirimin ose ekstradimin e të parit të AAK-së, do të mbahet pas një muaji, gjegjësit më 2 mars 2017. Lidhur me këtë vendim ka reaguar menjëherë Haradinaj, i cili ka akuzuar Serbinë për shpërfillje të ligjit.

Pak pas shtyrjes së vendimit për Haradinajn, gjykata franceze ka dalë me një sqarim, me ç’rast ka bërë të ditur se i ka kërkuar Serbisë që të sjellë informacione shtesë lidhur me rastin në fjalë.

“Prokurori shtetëror francez ka kërkuar informacione shtesë nga Serbia për shumë çështje, duke përfshirë edhe saktësimin e dokumenteve të caktuara, si dhe informacione shtesë për procedurën penale në Serbi”, ka deklaruar zëdhënësja e Gjykatës, Sandra di Rosa.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz