back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeSelmanaj paralajmëron mobilizim për rrëzimin e Hashim Thaçit

Selmanaj paralajmëron mobilizim për rrëzimin e Hashim Thaçit

Të ngjajshme

- Advertisement -

Është e papranueshme një diskurs i tillë i ç’akorduar i Presidentit i cili herë del me temën për shkëmbim territoresh, herë për korrigjim kufijsh për arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Kështu ka thënë për “Gazeta Blic”, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj.

- Advertisement -

Selmanaj gjatë bisedës për “Gazeta Blic”, tha se veprimet e Thaçit në raporton për dialogun me Serbinë janë të rrezikshme për vendin.

“Unë mendoj që këto veprime të Thaçit janë të rrezikshme për të tashmen dhe për të ardhmen e Kosovës, dhe më së paku është dashur që ai të jetë i ngarkuar për këtë proces për shkakun edhe të mandatit kushtetues që ka që të mbrojë sovranitetin, territorin e Kosovës”, ka deklaruar Selmanaj.

Selmanaj ka thënë se duhet mobilizim i të gjitha partive politike për ta detyruar Thaçin të jap dorëheqje nga posti që ka.

“Neve na duhet mobilizim i partive opozitare me partive politike të tjera për ta kufizuar deri në atë pikë presidentin që do të detyrohet të dorëhiqet nga ky post. Sepse mënyra se si po i qaset sidomos dialogut me Serbinë po vënë në rrezik gjithçka që kemi arritur deri sot”, është shprehur ai.

Deputeti i LDK-së ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi po punon për agjenda të dikujt tjetër dhe jo shtetit të Kosovës. “

“Mendoj se kapja e tillë e presidentit na dëshmon më tepër se me ose pa vetëdije presidenti është duke punuar me agjenda të dikujt tjetër dhe jo me agjenda të shtetit të Kosovës dhe jo me agjendën që ka si president i vendit që të mbrojë kushtetutën, sovranitetin dhe territorin e Kosovës dhe prandaj po them që qasja e presidentit është hyrje në aventura tejet të rrezikshme dhe me faktuara është e paparashikueshme për Kosovën”, ka thënë ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë idenë e ndarjes së vendit në bazë të vijave etnike për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Serbinë.

Në një intervistë për The Associated Press, Thaçi tha se ai ishte i hapur për të diskutuar “një korrigjim” të kufijve gjatë negociatave paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kërkesa e Serbisë për një ndarje të Kosovës nuk do të jetë e suksesshme. Është e papranueshme, shtoi ai.Në vitin 1999, NATO ndërhyri për të ndaluar persekutimin e përgjakshëm të forcave serbe ndaj separatistëve shqiptarë në Kosovë.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe njihet si shtet i pavarur nga më shumë se 100 vende, por jo nga Serbia.Tensionet vazhdojnë të mbeten të larta edhe pas shtatë vitesh negociata, edhe pse BE-ja ua ka bërë të qartë qeverive në Prishtinë dhe Beograd, se ata duhet të normalizojnë marrëdhëniet në mënyrë që të antarësohen në BE.

Thaçi tha se nuk do të ketë “ndarje por korrigjim të kufijve”, mundësisht duke e përfshirë Luginën e Preshevës. Ai nuk tha nëse kjo nënkuptonte një shkëmbim me Mitrovicën e veriut, ku jetojnë shumica e serbëve të Kosovës.

Presidenti ishte i bindur se negociatat me Serbinë, nën udhëheqjen e BE dhe të vëzhguara nga afër edhe nga Shtetet e Bashkuara, do të rezultonin së shpejti me një njohje dypalëshe.“Nëse korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke arrihen, nëse një marrëveshje e tillë është e balancuar dhe bilaterale, kjo do të ishte një fitore e favorshme për të dyja palët, ku të gjithë do të pajtoheshin”, shtoi Thaçi.

Ky version është korrigjuar për të treguar se disa zyrtarë të qeverisë serbe kanë sugjeruar një shkëmbim territoresh me Kosovën dhe jo qeveria serbe zyrtarisht.

Theksojmë se kundër ndarjes së territoreve dhe ndryshimit të kufijve janë deklaruar edhe Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, si dhe partitë opozitare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz