back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaJetëKuriozitete‘Selfie’ historike e gjimnasteve të Koresë së Veriut dhe të Jugut

‘Selfie’ historike e gjimnasteve të Koresë së Veriut dhe të Jugut

Të ngjajshme

Një selfie e bërë nga dy gjimnaste në Lojërat Olimpike në Rio po cilësohet si një moment historik.

Lee Eun Ju nga Koreja e Jugut, dhe Hong Un Jong nga Koreja e Veriut duket se kanë lënë prapa urrejtjen ndërmjet kombeve të tyre, shkruan Independent.

Dy gjimnastet janë parë duke biseduar dhe duke qeshur së bashku përderisa po bëheshin gati që të konkurronin në Rio 2016, transmeton Koha.net. Dhe pak më vonë bënë edhe një selfie së bashku.

Koreja Veriore dhe ajo Jugore janë të njohura për krijimin e gjimnastëve të nivelit botëror, përderisa marrëdhëniet shtetërore vazhdojnë të jenë të këqija.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz