Sela befason Shpend Ahmetin, e pret në tavolinë pune brenda spitalit (FOTO)
BILLI

Lexo edheRamush Haradinaj priti në takim 7 vëllezërit Geci me 100 vetë tjerë (Foto)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot në Spitalin e Tetovës, ka vizituar kryetarin LR-PDSH-së, Ziadin Sela.
Ziadin Sela, sot e ka falënderuar përzemërisht për vizitën e tij, Shpend Ahmetin.
Ziadin Sela është në gjendje stabile dhe pritet shumë shpejt të lirohet edhe nga Spitali.
“Ne i shprehim solidaritetin tonë, dhe i themi Ziadinit që në momente të këtilla ne do të jemi gjithmonë bashkë. Shpresoj të mos përsëritet asnjëherë, por të jemi sy hapur për gjithçka që ndodhë me shqiptarët në Maqedoni dhe gjithandej”, tha kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan Tetovasot.

Lexo edheRamush Haradinaj priti në takim 7 vëllezërit Geci me 100 vetë tjerë (Foto)
