back to top
Sunday, October 19, 2025
BallinaShqiptareSekuestrohet “Lamborghini Urus” me vlerë 160 mijë euro në Tiranë, dyshohet se...

Sekuestrohet “Lamborghini Urus” me vlerë 160 mijë euro në Tiranë, dyshohet se u ble me para krimi

Të ngjajshme

Për shtatë muaj 13 mijë aksidente me 58 të vdekur

Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim në Kosovë. Aksidentet...

Kushtetuesja po shqyrton ankesën e Listës Serbe

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se është duke e shqyrtuar...

Zgjedhjet lokale në RMV, BDI shpall fitoren në Komunën e Likovës dhe Pllasnicës

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi shpalli fitoren në Komunën...

Video virale në rrjetet sociale, Donnarumma e shtynë bashkëlojtarin e tij

Skuadra e Manchester Cityt dje shënoi fitore 2:0 ndaj...

Nuk ndalen thumbat e Selena-s ndaj Haileyt

Gocat e famshme janë sërish në fushëbetejë! Selena Gomez...

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion të koduar “Manovra”, i cili kishte si qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni, u sekuestrua një automjet luksoz, tip Lamborghini Urus, me vlerë rreth 160 mijë euro, në pronësi të një 34-vjeçari me precedentë penalë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, “në aksin rrugor Sauk–TEG, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ‘Shqiponja’, ndaluan automjetin luksoz, i cili drejtohej nga shtetasi S. Sh., 34 vjeç”.

Hetimet paraprake treguan se 34-vjeçari, me të shkuar kriminale në fushën e vjedhjes përmes përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore, si dhe i hetuar më parë për dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë, dyshohet se ka përdorur një manovër të sofistikuar për të justifikuar pronësinë e automjetit luksoz.

“Ky shtetas dyshohet se e ka regjistruar automjetin në emër të një subjekti tregtar, në pronësi të shtetasit E. D., me qëllim shmangien e gjurmimit dhe justifikimin e vlerës së lartë të tij”, thuhet më tej në deklaratën e Policisë.

Të dy personat, S. Sh. dhe E. D., janë vënë nën hetim penal dhe ndaj tyre kanë nisur procedurat përkatëse për vepra të dyshuara penale që lidhen me pastrim parash dhe fshehje të burimit të pasurisë.

Operacioni “Manovra” është pjesë e një serie veprimesh intensive të Policisë së Shtetit që synojnë “gjurmimin, goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale”, siç saktësohet në njoftimin zyrtar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të dyshuara në pronësi të S. Sh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz