back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaShqiptareILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Sarandës: Ti ulet rroga!

ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Sarandës: Ti ulet rroga!

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar ndaj magjistratit me inicialet Sh.L., gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, vendosjen e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës deri në 40%, deri në një vit”.

Kerkesa bazohet në 13 ankesa të depozituara ndaj gjyqtarit, për vonesa të përsëritura në zbardhjen e vendimeve gjyqësore në periudhën 2021–2023, përtej afateve ligjore, në disa raste deri në katër vite.

Sipas raportit të Inspektoratit, mosrespektimi i afateve nuk ishte episod i izoluar, por një model i përsëritur.

“Nga ana e magjistratit janë ndërmarrë veprime/mosveprime në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, duke tejkaluar afatet tej çdo logjike, ku mosrespektimi i afateve ligjore nuk paraqitet si episod i izoluar, por si model i përsëritur në tri vite radhazi dhe në përmasa jashtë çdo standardi ligjor dhe profesional të afateve të vonesës. Zvarritja sistematike dhe e përsëritur përtej këtyre afateve, përbën tregues të qartë të mosrespektimit të përgjegjësive funksionale.”, thuhet në kërkesë, ku më tej sipas ILD-së, ky rast ka dëmtuar imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz