back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaRegjionaleSkenderajSekuestrohen armë në Skenderaj e Vushtrri

Sekuestrohen armë në Skenderaj e Vushtrri

Të ngjajshme

Prokuroria e Hagës insiston që Thaçit t’i vazhdohet paraburgimi

Prokuroria e Specializuar e Hagës po insiston që Hashim...

Radoniqi dhe shefi i OSBE-së diskutojnë për procesin zgjedhor dhe bashkëpunimin e ardhshëm

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi,...

Në 24 orët e fundit, në dy raste të ndara, njësitet policore në  Vushtrri e Skenderaj, kanë konfiskuar dy armë.

Rasti i parë i sekuestrimit të një pistolete është realizuar në orët e pasdites në një nga fshatrat e  Vushtrrisë, ku pas pranimit të informacionit për të shtëna, njësitet policore kanë identifikuar  shtëpinë ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast nga i dyshuari pronar i shtëpisë është sekuestruar një pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

Ndërsa rasti i dytë i sekuestrimit të një pushke automatike  është realizuar në orët e mbrëmjes në njërin nga fshatrat e Skenderajt,  bazuar në hetimet e para  dyshimet janë ngritur se i dyshuari përveç armëmbajtjes pa leje dyshohet edhe për veprën penale ‘kanosje’ me armë.

Dy armët e sekuestruara do të procedohen në raste si prova materiale, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit  është  iniciuar rasti për veprën  penale ‘armëmbajtje pa leje’  ndërsa ndaj të dyshuarit në rastin e dytë janë iniciuar raste për veprat penale ‘armëmbajtje pa leje’  dhe  ‘kanosje’.

Të Fundit

Sport

ShowBiz