back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeSeancë pa numra

Seancë pa numra

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, e caktuar me kërkesë të koalicionit PAN, me shumë gjasë do të dështojë. Kjo për faktin se deputetët e AKR-së po insistojnë se nuk i votojnë kandidatët e këtij koalicioni për kryeparlamentar dhe për kryeministër. Ramush Haradinaj ka paralajmëruar mundësinë e mospjesëmarrjes në seancë, shkruan sot, gazeta Zeri.

- Advertisement -

Paralajmërimi i Ramush Haradinajt se brenda dhjetë ditëve Kosova do t’i ketë institucionet e reja doli të jetë i pasaktë.

Një deklaratë të tillë Haradinaj e ka bërë më 11 gusht 2017, duke llogaritur se në seancën e sotme të Kuvendit Kadri Veseli do të zgjidhet kryeparlamentar dhe menjëherë më pas do të votohet edhe Qeveria.

Por, një status i papritur në “Facebook” i drejtuesve të AKR-së të mërkurën (dje) se nuk do ta përkrahin koalicionin PAN për t’i formuar institucionet qendrore ka ndryshuar për 360 shkallë pozicionin politik të këtij koalicioni, me ç’rast Haradinaj në një konferencë për shtyp njoftoi se mund të mos marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.

Koalicioni PAN të vetmen shpresë për ta zgjedhur Kadri Veselin kryetar të Kuvendit dhe Ramush Haradinajn kryeministër i ka te votat e deputetëve të partisë së Behgjet Pacollit, prandaj formimin ose jo të institucioneve e bazojnë te qëndrimi politik i këtij të fundit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz