Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se është vendosur që seanca e të vazhdoj prapë duke i bërë thirrje opozitës që i votoj pikat që janë në rend të ditës sidomos ato ndërkombëtare, raporton “Zëri.info”.
“Kryesia ka vendosur që seanca vazhdon në ora 3, thërras kolegët që të shmangin bojkotin sepse bojkoti do të thotë varfërim i Kosovës, mungesë e ligjeve për Kosovën, sidomos ato marrëveshjet ndërkombëtare kemi të bëjmë me dhjetëra miliona euro , është në interesin e qytetarëve që të votohen të gjitha ligjet. Dëshira politike pozitë-opozitë të mos konsumohet në kurriz të qytetarëve, qoftë nëse është ajo për mocion për rrëzimin e Qeverisë.
Veseli ka thënë që inatet personale pozitë-opozitë të mos reflektojnë në punën e Kuvendit, duke shtuar se shumë shpejt ky institucion do të shkojnë në pushim.
“Votimi të mos shkojë në bazë të vlerësimeve individuale, në këto rrethana Kuvendi do të shkoj në pushim shumë shpejt, por më e mira do të ishte të kalohen ligjet për të mirën e qytetarëve”, ka thënë më tutje Veseli./ZËRI/