Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka mbajtur takim me përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës.
Ai ka thënë se janë informuar për sfidat e shumta me të cilat përballet populli ynë atje, në mënyrë që siç ka thënë ai të ndërmarrin veprime konkrete.
Thaçi këto komente i bëri në një konferencë të përbashkët për medie me përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës, raporton Zeri.info
“Dua te ju informoj se sapo mbaruam një takim pune shume përmbajtjesor me udhëheqësit politik te komunës se Luginës se Preshevës. Ky takim kishte qellim informimin e drejtpërdrejtë për sfidat e shumta për te cilat ballafaqohet populli shqiptar atje. Jo vetëm te informohemi por edhe te ndërmarrin veprime konkrete. Kosova suksesshëm ka mbushur 10 te shtetësisë se saj dhe tani me shume se kurdo here duhet te marre përsipër përgjegjësitë qe i takojnë për mbrojtjen e shqiptareve qe jetojnë në Luginë. Kosova respekton tërësinë territoriale të të gjitha shteteve por s’mund te mbylle sytë para përbuzjes qe u behet shqiptareve te Luginës se Preshevës”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se Serbia është larg përmbushjes së të drejtave të shqiptareve që jetojnë atje.
“Serbia e ka për obligim që të i respektojnë të drejtat e qytetareve qe jetojnë atje. Por ajo është larg përmbushjes se te drejtave te shqiptareve atje. Në këtë gjendje të vështirë ma konfirmuan sot ne takim udhëheqësit e shqiptareve ne Luginën e Preshevës”, ka thënë Thaçi.
Presidenti Thaçi u ka premtuar të gjithë shqiptarëve të tri komunave se Kosova do të përdorë çdo mjet legjitim për të mbrojtur të drejtat e tyre.
“Sot ju premtoj të gjithë shqiptarëve që jetojnë në luginën e Preshevës se Kosova do te përdorë çdo mjet legjitim për te mbrojtur te drejtat e tyre qe jetojnë atje. Dua te besoj se autoritete zyrtare ne Beograd do të mirëprit interesimin legjitimin për shqiptaret atje ashtu siç ne e respektojnë interesimin legjitim te serbeve qe jetojnë ne Kosove. Bashkësia ndërkombëtare nuk mund te aplikoje standarde te dyfishta kur është fjala për mbrojtjen e komuniteteve ne shqiptare apo serbe”, ka thënë ai, raporton “Zeri.info”.
Ndërkaq i pyetur nëse do të nënshkruante ndonjë marrëveshje ku Kosova do të shkëmbente territore me Serbinë, Thaçi ka thënë se ndarje nuk do të ketë.
“Ndarje nuk do të ketë marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë mes dy vendeve të pavarura”, ka thënë ai.
Kurse udhëheqësit politik të komunave shqiptare në Serbi kanë thënë se kanë kërkuar mbështetje nga Presidenti i Kosovës që në këtë fazë të fundit të dialogut me Serbinë të mos e lënë anash Luginën e Preshevës.
Ata kanë thënë se nuk kanë folur për shkëmbim territoresh apo pazare por thanë se kane treguar qëndrimet e qytetareve shqiptare siç kanë thënë ata nuk kanë perspektive. /Zëri/