Seanca konstituive u ndërpre, Kurti kërkon kohë shtesë për marrëveshje: Deputetët do të informohen me kohë për vazhdimin e saj
dp

Lexo edheAmbasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë

Kryesuesi i seancës, deputeti Avni Dehari, njoftoi se punimet do të vijonin me pikën e tretë të rendit të ditës, përkatësisht me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Në cilësinë e përfaqësuesit të subjektit më të madh parlamentar, Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë dhe deputeti Albin Kurti deklaroi se ka vazhduar takimet me liderët e subjekteve të tjera politike, por se deri më tani nuk është arritur një marrëveshje.
Kurti kërkoi sërish kohë shtesë për të mundësuar arritjen e një marrëveshjeje politike dhe për të shmangur shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.

Lexo edheAmbasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
Pas kësaj, kryesuesi Avni Dehari u bëri thirrje subjekteve politike që të shtojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje.
Dehari më pas ndërpreu seancën, duke njoftuar se deputetët do të informohen me kohë për vazhdimin e saj./Lajmi.net/