back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeScott godet Vuçiqin: Të dyshuarin për vrasjen e vëllezërve Bytyçi e ke...

Scott godet Vuçiqin: Të dyshuarin për vrasjen e vëllezërve Bytyçi e ke angazhuar në parti

Të ngjajshme

Vjen zyrtarizimi i Benzemës te Al-Hilali

Karim Benzema edhe zyrtarisht është lojtari më i ri...

Kaq kushton prishja e sotme në KEK, sipas Janina Ymerit

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia A5...

Pezullohet zyrtari korrektues që u kap duke tentuar të fusë kontrabandë në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka pezulluar nga detyra...

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se SHBA-ja nuk do të harrojë asnjëherë vrasjen e vëllezërve Bytyçi, Yll, Agron dhe Mehmet, të cilët u vranë në Serbi pas përfundimit të luftës në Kosovë. Ai ka thënë se Uashingtoni insiston që fajtorët të dënohet.

“Zgjidhja e këtij rasti është me rëndësi. Është me rëndësi pasi që pushteti serb i ka arrestuar tre shtetas amerikanë dhe i ka likuiduar derisa ata i kanë pasur duart e lidhura prapa shpine. Askush qe 20 vjet për këtë rast nuk është përgjigjur. Kjo është temë që nuk mund ta harrojmë dhe mendojmë se drejtësia duhet të shkojë në vend”, ka thënë Scott.

Diplomati amerikan për gazetën “danas” ka shtuar se SHBA-ja i ka disa fakte lidhur me vrasjen e vëllezërve Bytyçi.

“Është e qartë se ata tre vëllezërit kanë hyrë në Serbi dhe janë arrestuar. E dimë se ata janë mbajtur në burg, se janë dërguar në paraburgim nga forcat speciale policore serbe dhe se trupat e tyre janë gjetur në një bazë në lindje të Serbisë të cilën e ka kontrolluar njësia speciale e policisë së Serbisë nën komandë të Goran Radosavleviqit – Gurit. Edhe nëse e ka bërë krimin, edhe nëse kanë qenë nën komandën e tij ata që e kanë bërë krimin, kjo s’e bën atë më pak fajtor. Në vend se të jetë kështu, njerëzit si Radoslavleviqi kanë karrierë shumë të suksesshme në biznes dhe kanë funksione në partinë qeveritare, SNS”, ka thënë Scott.

Të Fundit

Sport

ShowBiz