Lanzini ka humbur Botërorin dhe mediat aluduan shumë emra që do ta zëvendësonin argjentinasin. Më i lakuari ishte Ikardi dhe më pas Papu Gomes. Megjithatë Sampaoli ka suprizuar me emrin. Ai do të jetë lojtari i River Plejt, Enzo Perez.

Këtë lajm e konfirmon Federata e Futbollit e Argjentinës. Perez, 32 vjeç, është parë si një alternativë potente për të marrë një vend në kombëtare, megjithëse nuk dihet nëse një vend në formacion do të rezervohet për të. Perez ka qenë pjesë e Argjentinës edhe në Botërorin e 2014. Ai ka luajtur më parë me Benfikën.