back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeSami Lushtaku i shkon në zyrë presidentit Thaçi

Sami Lushtaku i shkon në zyrë presidentit Thaçi

Të ngjajshme

Xhuli ju ‘hyp skijave’, lajmërohet nga pushimet në një vend luksoz

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura, njihet...

Arifi: Lajçaku ka qenë dost i Kurtit e Bislimit, sa ndeja kanë pasur te Ridi

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi,...

Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet

Në mungesë të lobimit zyrtar në Shtetet e Bashkuara,...

Presidenti Thaçi sot dekoroi dëshmorin për lirinë e Kosovës, Fadil Gjoka. Thaçi çmoi kontributin e Gokajt dhe tha se ishte pjesëmarrës në aksionet e para kundër forcave policore serbe, shkruan gazetametro.net

”Me urdhrin “Hero i Kosovës”, sot dekorova dëshmorin Fadil Gjoka, një prej luftëtarëve më të hershëm të UÇK-së. Fadili shquhej për guximin e tij edhe si pjesëmarrës i aksioneve të para kundër forcave policore serbe”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Por, ajo çka mund të vërehet në fotot e dekorimit, është edhe prezenca në zyre të presidentit e ish-kryetarit të Skenderajit, Sami Lushtaku. Kjo mund të duket paksa befasi, kur kihet parasysh se raportet mes Thaçit dhe Lushtakut sikur ishin ftohur tashmë.

Madje, vetë Lushtaku kishte thënë se ‘Thaçi i ka harruar’. Ndërkohë, tani duket se janë relaksuar raportet mes të dyve.

Pas darkës në Mitrovicë ku dukeshin të gjithë në harmoni me Thaçin, sot Lushtaku ka shkuar sërish në zyrën e presidentit. Arsyeja për këtë është pikërisht dekorimi i dëshmorit të rënë për lirinë e Kosovës, Fadil Gjoka. /gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz