BallinaLajme“Coca Cola” në Serbi reagon për vendimin e ri të Qeverisë së...

“Coca Cola” në Serbi reagon për vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës!

Të ngjajshme

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it

 Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk...

Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të reja?

Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të vendos për dekretin...

Qeveria e Kosovës sot votoi vendimin që të vendoset taksë 100% edhe për markat e njohura si ‘Coca Cola’ që prodhohen në Serbi. 

Rreth këtij vendimi menjëherë ka reaguar kjo kompani gjigante që operon në Serbi, transmeton Indeksonline. 

Për Blic.rs ata e kanë pranuar që kjo taksë ka ndikuar në biznesin e tyre. 
“Ky vendim i papritur që është ndërmarrë sot, do të ketë patjetër një ndikim në biznesin tonë, por ne do të bëjmë çdo përpjekje për t’u përshtatur, sa të jetë e mundur” u shprehë ‘Coca Cola’.

Ndërsa ministri i Tregtisë Endrit Shala ka treguar pasi u votua taksa e re tha se për këtë vendim është konsultuar me vetë kompanitë.

“Arsyet të cilat na kanë shtyrë që t’i kemi ato marka në listë më nuk ekzistojnë. Para se ta marr këtë vendim jam konsultuar edhe me përfaqësuesit e këtyre kompanive, të cilët kanë filluar tash edhe tregun që e kanë furnizuar nga Serbia ta bëjnë përmes vendeve tjera të rajonit, Coca-Cola e kompani të tjera.

Ka pasur kërkesa që me të njëjtin parim në këtë listë të futen edhe 1 mijë e 300 kompani tjera. E futja e këtyre produkteve eliminon nevojën që taksa të jetë në fuqi. Dhe kemi sugjerim nga të gjithë miqtë tonë që të jemi të barabartë me secilin. Do të thotë ose t’i fusim në listë të gjithë ose t’i eliminojmë të gjithë”, arsyetoi ministri Shala.

Marka e njohur vepron në Kosovë që nga viti 2003./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz