Sami Geci e mbyllë karrierën si futbollist, do të mbahet mend për korrektësi e besnikëri
BILLI

Lexo edheAjo çfarë ka bërë Feronikeli për invalidët e luftës, tregon pse janë kampionë të mëdhenj

Geci në një bisedë për Zëri.info, ka konfirmuar se më nuk do të luajë futboll profesionist.
“Sa i përket karrierës si futbollist unë i kam dhënë fund me përfundimin e edicioni të kaluar, edhe pse zyrtarisht nuk jam dal me prononcim”, ka thënë Geci i cili duket se nuk është ndarë edhe aq mirë nga kjo mbyllje e karrierës në këtë mënyrë.
“Kam qenë në rregull sa i përket përgatitjes fizike por klubi i Drenicës nuk më ka dhënë hapësirë sezonin që kaloi as edhe një minutë të luajë futboll, kështu që vendosa ta përfundojë karrierën duke mos u bërë i tepërt për disa aty, pasi më shumë i shikonin vitet e mija sesa punën në fushë që bëja”, ka sqaruar Geci.
Lexo edheAjo çfarë ka bërë Feronikeli për invalidët e luftës, tregon pse janë kampionë të mëdhenj
Të kujtojmë se Geci përveç Drenicës ka qenë pjesë edhe e Prishtinës, derisa të gjithë e njihnin si një futbollist shembullor në fushë, ku ishte udhërrëfyes për shumë të ri. Pa asnjë dyshim mosprania prania e tij do të vërehet.