back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeSakrifica e qytetarëve dhe zyrtarëve komunal, sfidojnë ujin e rrëmbyeshëm për gjetjen...

Sakrifica e qytetarëve dhe zyrtarëve komunal, sfidojnë ujin e rrëmbyeshëm për gjetjen e dy policëve

Të ngjajshme

Banorë të shumtë të zonës së Hanit të Elezit nuk kanë ndaluar pothuajse për asnjë moment së kërkuari për dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës që u zhdukën prej mbrëmjes së të shtunës.

Forcave të kërkim-shpëtimit të Kosovës i janë bashkuar përpos kosovarëve edhe banorë të Maqedonisë.

Qytetarët po futen edhe në ujrat e rrëmbyeshëm të Lepencit për t’i kërkuar dy policët e zhdukur.

Ndërkohë, zhytësit e ekipeve të shpëtimit, të zjarrfikësve e të njësiteve të FSK-së, janë duke vazhduar kërkimet në lumin Lepenc në tentim të gjetjes së trupave të dy policëve të zhdukur pas aksidentit të së shtunës, Insajderi

Aktualisht ekipet kanë arritur te lisi barrikadues përtej kufirit të Kosovës në territorin e Maqedonisë, pistë kjo e cila, sipas tyre, afron gjetjen e dy trupave të zhdukur.

Institucionet e shtetit duke ofruar ndihmën e nevojshme, duke mos munguar asnjëherë edhe ndihma e qytetarëve të shumtë, të cilët edhe mbrëmë në orët e vona të natës ndezën reflektorët dhe kërkuan për orë të tëra për dy pjesëtarët e policisë. Kërkimi për Dashin dhe Trenën ka vazhduar edhe përtej Kosovës, në Maqedoni.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz