Në këtë dhomë mbahen gjësende të ndryshme, duke filluar nga valixhet e mbushura, karrocat e fëmijëve, lodrat apo edhe librat në gjuhë të huaja, për të cilat zyrtarët përgjegjës kërkojnë pronarin gjatë gjashtë muajve në vijim, sipas praktikave ndërkombëtare.
Fetije Sipahi, që drejton këtë shërbim, tregon se çka duhet të ketë udhëtari që kërkon valixhen apo gjësendin e humbur.
Ajo thotë se nëse pas gjashtë muajsh nuk paraqitet askush t’i marrë gjërat apo nuk vjen, pavarësisht se është kontaktuar, atëherë komisioni ndërmerr veprime tjera.















