Sa është i pasur komandanti i ri i FSK-së? Prona të paluajtshme, aksionar në biznes,…(Dokument)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka emëruar Bashkim Jasharin si komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Jashari, ka zënë vendin e Rrahman Ramës, i cili deri në këtë ditë ka ushtruar detyrën e komandantit.
Bekim Jashari, është djali i Rifat Jasharit, vëllait të komandantit legjendar, Adem Jashari.
Por, sa është i pasur komandanti i ri i FSK-së?
Në Agjencinë Kundër Korrupsion figuron se Bashkim Jashari, ka një banesë prej 89 m2 ku vlerën e saj nuk e ka deklaruar.
Po, ashtu është është bashkë-pronar- aksionar prej 20% që nga viti 2013 në një pronë të paluajtshme për qirambajtje për 99 vite, shkruan FrontOnline.
Jashari po ashtu nga viti 2006-2019 ka poseduar edhe aksione në shoqëri komerciale.
Ai në shoqërinë komerciale “Premium Group Kosova SHPK”, e cila ka pasur kapital në vlerë 162 mijë e 500 euro, ka pasur përqindje të aksioneve në vlerë prej 12.50%.
Komandanti i ri i FSK-së, po del të jetë që është i pasur edhe me para të gatshme.
Sipas Agjencisë Kundër Korrupsion, Jashari ka para të gatshme në tri institucione financiare.

Lexo edheSpecialja refuzon garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit Thaçi
Në njërën prej tyre 347.23 euro janë në emër të bashkëshortes, derisa në dy të tjera janë në emër të tij.
Hiç më pak se 81 mijë e 699.06 euro e në tjetrën 15.32 euro i ka deklaruar në AKK, komandanti Bashkim Jashari.
Për të nuk mungojnë as të hyrat vjetore e të cilat po dalin të jenë mjaftë të “majme”.
Pagë mujore në Ministrinë e Mbrojtjes merr një mijë e 671.04 euro neto, 225 euro benificion si invalid i luftës së UÇK-së, dhe nga qeratë merr dy mijë e 467.56 euro.
Pension nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale merr edhe bashkëshortja e tij prej 170 euro.
Më herët, Bashkim Jashari ka qenë shef i Inspektoratit të FSK-së./FrontOnline















