Nënshkruhet kontrata e radhës për zgjerimin e rrugës Dollc-Zahaq
dp

Lexo edheNjë shtetas gjerman ther me thikë dy policë shqiptarë në Malësi të Madhe

Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 883 mijë e 484 euro për zgjerimin e rrugës nacionale N9, Prishtinë-Pejë, përkatësisht në segmentin Dollc–Zahaq, Loti 4.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, punët do të realizohen nga grupi i operatorëve ekonomikë “Lika Trade Sh.p.k.” dhe “Lika Company Sh.P.K.”, me adresë në Isniq të Deçanit, raporton IndeksOnline.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 883,484.48 euro, ndërsa financimi do të bëhet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.
Kontrata është nënshkruar më 27 tetor , ndërsa aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar më 16 tetor.

Lexo edheNjë shtetas gjerman ther me thikë dy policë shqiptarë në Malësi të Madhe
Ajo që bie në sy në këtë aktivitet të prokurimit është se vetëm një operator ekonomik kishte dorëzuar ofertë dhe ajo ishte shpallur e përgjegjshme.
Procedura ishte zhvilluar përmes metodës së negociuar, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët.
Më poshtë detaje: