BallinaLajmeSpecialja refuzon garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të...

Specialja refuzon garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit Thaçi

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Gjykata Speciale ka refuzuar garancinë e Policisë së Kosovë për lirimin me kusht ndaj presidentit Hashim Thaçi, i cili po mbahet në Hagë.

Një nga arsyet që Specialja përdorë në këtë refuzim lidhet ndërhyrja në procesin gjyqësor në Kosovë, ku u shfaqën edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara, shkruan Insajderi.

Nga Specialja radhitin edhe lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderëve të shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut këtë verë dhe krimet e supozuara se janë bërë e goditur mes Gucati dhe Haradinaj, të gjitha këto tregojnë qartë se kjo klimë vazhdon.

E një tjetër arsye lidhet sa i përketë lirimit të Thaçit edhe me pasigurinë dhe frikën e dëshmitarëve të rastit.

“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në dokumete e Gjykatës Speciale.

Një nga arsyet e përdora nga Specialja është edhe një fotografi të Thaçit me ish-drejtorin e Policisë së Kosovë, Rashit Qalaj./FrontOnline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz