back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaShowBizSa e ka paguar Bleonën për filmin? Bes Kallaku nuk heziton të...

Sa e ka paguar Bleonën për filmin? Bes Kallaku nuk heziton të përgjigjet

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Vetëm pak ditë më parë, Bes Kallaku, ka shfaqur në kinema filmin e tij të parë, “Falco”. Aventura e heroit të filmit zë fill tek fakti se nga personazh i famshëm që jetonte duke grabitur shtëpitë e të pasurve italianë, një ditë e sheh veten deputet të parlamentit shqiptar.

Pjesë e këtij filmi janë shumë emra të njohur të ekranit shqiptar, ku mund të përmendim aktoren e njohur, Bleona Qereti. Mëngjesin e sotëm, Besi ka qenë i ftuar në emisionin “Ëake Up”, ku foli rreth filmit “Falco”. Gjatë bisedës në studio, ai u pyet menjëherë edhe për pagesën që ka marrë pikërisht Bleona.

“Filmi ka pasur një buxhet të konsiderueshëm. Secili ka qenë i kënaqur me pagesën që ka marrë”, u përgjigj ai.

Ndërsa pyetjes nëse ka mbetur e kënaqur këngëtarja nga kjo pagesë, Besi i është përgjigjur me humor: “Bleonës sikur edhe 10 milionë dollarë t’i japësh nuk kënaqet”. “Bleona ka një tip që nuk e kënaqin vetëm lekët, por kënaqet nga puna që bën dhe me njerëzit që bashkëpunon. Plus që ka qenë shumë e gatshme, thjesht fakti që ka qenë produksion shqiptar”, shtoi më pas aktori i njohur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz