back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaSportRusi i frikshëm mund të jetë kundërshtari i ardhshëm i Haxhi Krasniqit,...

Rusi i frikshëm mund të jetë kundërshtari i ardhshëm i Haxhi Krasniqit, i pamposhtur dhe i pamëshirshëm në ring

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Robin Krasniqi shokoi botën e boksit javë më parë kur mposhti Dominic Boesel, për të fituar titujt WBA dhe IBO.

Kosovari mposhti kundërshtarin në ‘GETEC Arena’ në rundin e tretë, duke e nokautuar dhe për të arritur atë që kurrë më herët nuk e kishte arritur në karrierë, shkruan Periskopi.

Njëherit, Krasniqi u bë boksieri i parë që fiton titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë, apo cfarë do kategorie tjetër.

Mirëpo, kundërshtari i tij potencial i ardhshëm mund të jetë testi i tij më i vështirë deri tani.

Periskopi mëson se Dimitry Bivol, i cili mban titullin WBA ‘Super’ gjysmë të rëndë, mund të jetë boksieri i ardhshëm që do ta sfidojë Krasniqin.

Bivol vjen nga Rusia, është 29-vjecar, dhe ka një bilanc impresiv 17-0 të fitoreve, 11 prej të cilave i ka mbyllur me nokaut.

Ai është i pamëshirshëm me kundërshtarët në ring dhe gjithmonë shkon për nokautin më të shpejtë.

Shikoni përmbledhjen e mëposhtme nga paraqitjet e tij. /Periskopi.com/

Të Fundit

Sport

ShowBiz