Rrustem Mustafa shkruan një ditë pasi doli lajmi se do të kthehet në garë: PDK mundet bashkë
dp

Lexo edheIsmet Beqiri e konfirmon që nuk do të jetë kandidat për deputet, pavarësisht se u propozua nga dega

Rrustem Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo parti ‘’mundet bashkë’’, dhe se, Kosova ka nevojë për normalitet, institucione funksionale dhe bashkim në ndërtim e integrim.
Mustafa ka thënë edhe se PDK është gati për ndryshimin që e meriton çdo qytetar, përcjell Gazeta Express.
‘‘PDK mundet bashkë
Kosova ka nevojë për normalitet institucione funksionale dhe bashkim në ndërtim e integrim. Duhet ti largojmë nga politika ata që mbajnë vendin në tension përçarje dhe paaftësi.

Lexo edheIsmet Beqiri e konfirmon që nuk do të jetë kandidat për deputet, pavarësisht se u propozua nga dega
Është koha për përgjegjësi stabilitet dhe shtet që ecën përpara. Ne jemi gati për ndryshimin që meriton çdo qytetar.
PDK mundet Bashkë!’’, ka shkruar Mustafa.