BallinaLajmeRron Gjinovci i kërkon Nagavcit që të nisë Vetting në Arsim bazuar...

Rron Gjinovci i kërkon Nagavcit që të nisë Vetting në Arsim bazuar në suren e Kuranit An-Nisa

Të ngjajshme

“Nuk do të doje të rreheshe me të”: Trump nderon Chuck Norrisin

Donald Trump ka kujtuar Chuck Norrisin si një “njeri...

Rafael Leao do të mungojë në ndeshjen ndaj Torinos

Rafael Leão do të mungojë në ndeshjen e Milanit...

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë...

Ministri i Jashtëm iranian: Starmer po vë në rrezik jetët britanike

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar...

Drejtori i organizatës ORCA(Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim) Rron Gjinovci i ka dhuruar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci një gravurë me suren e Kuranit, An-Nisa.

 

Përmes një njoftimi në Facebook, ORCA ka deklaruar se këtë dhuratë ia kanë bërë Nagavcit me arsyetimin që të nisë Vettingun në arsim bazuar në atë sure të Kuranit.

“Meqë takimi ndodhi në muajin e Ramazanit, përfaqësuesit e ORCA-s i dhanë Ministres një gravurë me një pjesë nga Kurani, An-Nisa (nga arabishtja: Gratë) ku theksohet detyrimi i besimtarëve për të dëshmuar të vërtetën edhe kur ajo mund të jetë kundër vet atyre. Me këtë ORCA i kërkoi Ministres që të ndjekë shembullin e koleges së saj në Ministrinë e Drejtësisë e të fillojë vetingun në Arsimin e Lartë, ku si parim do të ndiqej mësimi nga Surja An-Nisa, pra që e vërteta për integritetin e stafit akademik të dalë në publik pavarësisht partive nga vijnë pjesëtarët e stafit akademik”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz