BallinaLajmeRrjeti europian i transmisionit të energjisë elektrike: Importi i shtuar nga Kosova...

Rrjeti europian i transmisionit të energjisë elektrike: Importi i shtuar nga Kosova rrezikon furnizimin në Europë

Të ngjajshme

Superliga vjen me dy ndeshje sot

Xhiroja e 25-të e Superligës së futbollit do të...

Arrestohet autori, që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Policia e Lezhës ka zbardhur autorësinë e shpërthimit me...

Muharremi kritikon LVV-në: Nga opozitë ideale në pushtet me miliona

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar shpenzimet e mëdha të...

Shtetet europiane po përballen me rritje të çmimit të gazit dhe energjisë, pjesërisht për shkak të rritjes së kërkesës në këtë periudhë të rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia. Kjo ka efekt në krizën energjetike kosovare që po përballet me rënie të prodhimit që ka detyruar atë të importoj më shumë sesa është planifikuar dhe paraqet rrezik për rrjetin europian ka shkruar agjencia e lajmeve Reuters, transmeton Gazeta Metro.

Sipas raportit të Reuters rrjeti europian për energji elektrike ENTSO-E’s Regional Group Continental Europe (RGCE) i ka kërkuar KOSTT që të kujdeset e të ruaj bilancin kombëtar të cilin e ka obligim kontraktual.

Kosova prodhon shumicën e energjisë nga dy termocentralet me thëngjill dhe zakonisht importon 10-15 % të energjisë, por kjo shifër ka shkuar tani deri në 40 %.
“Si pasojë, Kosova po importon energjinë që nuk ishte paraparë në orar të tregut” i ka thënë agjencisë Reuters ENTSO-E (European Network of Transmission System Operators for Electricity) në kërkesën e tyre për informacion, duke shtuar se kërkesa e lartë e Kosovës do të mund të kërcënonte furnizimin anekënd Europës.
“ENTSO-E i ka bërë thirrje KOSTT të mbajnë sistemin e tyre kombëtar të energjisë elektrike të baraspeshuar, që është edhe obligim esencial kontraktual drejt operatorëve të tjerë transmetues në Europën Kontinentale” janë përgjigjur me email Reuters’it nga ENTSO-E./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz