back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaJetëKurioziteteRrjedhje uji në muzeun e Luvrit, dëmtohen rreth 400 vepra në departamentin...

Rrjedhje uji në muzeun e Luvrit, dëmtohen rreth 400 vepra në departamentin egjiptian

Të ngjajshme

Nisma publikon listën me kandidatët për deputetë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka publikuar listën me kandidatë...

Vetaksident në rrugën Klinë-Gjakovë, dyshohet për të lënduar

Një vetaksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Syla: Fatmir Limaj ma PDK nuk mundet me kanë se qe 12 vjet s’u kanë aty

Analisti Valon Syla tha se Bedri Hamzës “i kanë...

​Tërmet me fuqi 4.6 ballë godet Turqinë lindore

Një tërmet me magnitudë 4.6 sipas shkallës Rihter goditi...

Një rrjedhje uji në fund të nëntorit dëmtoi disa qindra vepra në departamentin egjiptian të Luvrit.

Lajmin e njoftoi muzeu i Parisit të dielën, disa javë pas vjedhjes së bizhuterive e cila ngriti shqetësime mbi infrastrukturën dhe sigurinë e Luvrit.

Zëvendës administratori i muzeut, Francis Steinbock tha se rrjedhja e ujit u zbulua më 26 nëntor dhe janë dëmtuar deri në 400 vepra. Mes tyre ka edhe revista egjiptologjike dhe dokumentacion shkencor të cilat janë përdorur nga studiuesit.

Steinbock theksoi se sendet e dëmtuara datojnë nga fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të dhe janë jashtëzakonisht të dobishme, por ai un justifikua duke shtuar se ato nuk janë aspak unike.

“Asnjë objekt i trashëgimisë nuk është prekur nga ky dëmtim. Në këtë fazë, nuk kemi humbje të pariparueshme dhe përfundimtare në këto koleksione”, tha ai.

Incidenti vjen pas një vjedhjeje në tetor, ku një bandë me katër persona bastisi muzeun e artit më të vizituar në botë në mes të ditës, duke vjedhur bizhuteri me vlerë rreth 102 milionë dollarë në vetëm shtatë minuta para se të arratiseshin. Kjo çoi në një debat mbi infrastrukturën e vjetër të muzeut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz