Rrëzohet avioni i vogël zviceran në Austri, humbin jetën dy persona
01

Lexo edhe5 asteroidë do t’i afrohen shumë pranë Tokës

Një aeroplan i vogël u rrëzua, dy persona humbën jetën të dielën në mëngjes në Innsbruck të Austrisë. Identiteti i tyre mbetet ende i panjohur, shkruan albinfo.ch.
Aeroplani kishte zbritur së pari në aeroport, siç njoftoi policia. Më pas kishte flturuar sërish, por pastaj fluturakja shpejt humbi lartësinë dhe ishte rrëzuar.
ORF citoi Klaus Hohenauer nga departamenti i trafikut të vendit, i cili tha se aeroplani shumë shpejt pas fluturimit ishte rrëzuar.

Lexo edhe5 asteroidë do t’i afrohen shumë pranë Tokës
Fakti që avioni erdhi nga Zvicra nuk do të thotë që dy burrat ishin shtetas zviceranë, sipas policisë, përcjell albinfo.ch.