Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRrëzimi i mocionit nga Specialja, Tërnava: Vendim i padrejtë ndaj çlirimtarëve tanë

Rrëzimi i mocionit nga Specialja, Tërnava: Vendim i padrejtë ndaj çlirimtarëve tanë

Të ngjajshme

Mytfiu Naim Tërnava ka reaguar pas rrëzimit të mocionit nga Gjykata Speciale në rastin e gjyqit të ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se vendimi është i padrejtë.

Postimi i plotë:

Vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale në Hagë, për të hedhur poshtë mocionin për heqjen e një pjese të aktakuzës ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarëve të Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, është një tjetër vendim i padrejtë ndaj çlirimtarëve tanë, të cilët prej kohësh po mbahen padrejtësisht në burg, me akuza tërësisht të sajuara dhe të pabazuara.

Gjykata kishte rastin të fillonte vendosjen e drejtësisë, por për fat të keq mori një vendim të padrejtë, të ndikuar politikisht.

Ne besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve tanë dhe mbetemi me shpresë e besim se drejtësia do të triumfojë dhe se djemtë tanë do të kthehen në vendin e tyre.

Mbetemi me shpresë se më në fund, Gjykata do të gjykojë mbi fakte, prova dhe argumente – e jo mbi sajesa dhe hamendësime.

Myftiu i Kosovës,

Naim ef. Tërnava

- Advertisement -

Të Fundit