BallinaLajmeRreth 200 milionë litra karburant të importuara në katër, muaj ja sa...

Rreth 200 milionë litra karburant të importuara në katër, muaj ja sa përfitojë shteti

Të ngjajshme

“Do ta tregoj jashtë!” Plas keq mes Mirit dhe Mateos

Spektakli i mbrëmshëm ka sjellë momente të nxehta brenda...

Përfshihet nga zjarri një kamion në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion ka marrë flakë sot në autostradën “Ibrahim...

Çështja e presidentit, Mustafa: Duhet të ketë hapësirë për marrëveshje

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për çështjen...

Rreth 200 milionë litra karburant janë importuar në vend gjatë periudhës janar–prill, me origjinë kryesisht nga vendet arabe dhe rajoni, tregojnë të dhënat e publikuara në platformën Open Data të Doganës.

Sipas këtyre të dhënave, shteti ka përfituar rreth 105 milionë euro nga taksat doganore, ndërsa vlera totale e importit të kësaj sasie arrin në rreth 133 milionë euro.

Importet kryesore të derivateve rezultojnë të jenë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Greqia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Gjermania etj që vazhdojnë të mbesin burimet kryesore të furnizimit me karburant për tregun vendor.

Këto shifra tregojnë peshën e madhe që kanë importet e derivateve në ekonominë e vendit, si dhe ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë në të hyrat buxhetore përmes taksave doganore.

Të dhënat po ashtu reflektojnë varësinë e lartë nga importi i karburanteve, ndërsa burimet e furnizimit mbeten të diversifikuara, me dominim nga tregjet ndërkombëtare jashtë rajonit./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz