back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeRreshtohet edhe Shpend Ahmeti: Albin Kurtin nuk mund ta rrëzoj askush në...

Rreshtohet edhe Shpend Ahmeti: Albin Kurtin nuk mund ta rrëzoj askush në Lëvizjen Vetëvendosje!

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë të se problemet në Vetëvendosje kishin nisur vite më parë, ndërsa janë theksuar më tepër pas zgjedhjeve lokale.

Ahmeti, veçon të ketë pritur zgjidhje të problemeve në këtë parti, por shton se ato janë thelluar edhe më shumë kur është nisur të diskutohet për to.

“Unë kam menduar se ky problem është i zgjidhshëm, por kur filluan pastaj që të diskutohet shumë e më shumë dhe të bëheshin kritika për grupin e kurtit dhe të Molliqajt kjo gjë u bë e madhe dhe shpërfaqi problemet në Vetëvendosje”, tha Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës, ka përmendur muajin prill të vitit 2017 ku thotë të jetë hapur si temë diskutimi në mbledhje të Kryesisë së VV-së dallimet ndërmjet anëtarëve dhe kritikat ndërmjet tyre sipas Ahmetit, kishin qenë të mëdha.

“Në prill të vitit të kaluar ishte hapur si temë diskutimi problemet që kishin nisur, por aty nuk kishin gjetur zgjidhje për shkak të kritikave ndërmjet anëtarëve të partisë. Megjithatë kjo situatë është heshtur gjatë zgjedhjeve të parakohshme, gjë që ka ndikuar pozitivisht në ngritjen e partisë, por pas tyre u hapen si temë dallimet dhe ndodhi ajo që ndodhi”, deklaroi ai në emsionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.

Ai tutje ka shtuar se nuk synon të kandidoi për kryetar të VV-së, gjë të cilën thotë t’ia ketë thënë edhe Albin Kurtit, kandidatit për kryetar të kësaj partie.
“Unë e kam pozitën time të kryetarit të Prishtinës dhe nuk synoi të bëhem krytar i Vetëvendosjes, unë këtë ia kam thënë edhe Albin Kurtit, ai duhet të ketë pozitën e tij ndërsa unë timen që më takon”, shtoi Ahmeti.

Duke aluduar tek të dorëhequrit nga kjo parti, Ahmeti ka thënë se askush në VV nuk mund të rrëzoi Kurtin nga partia, duke e cilësuar atë si njëri autoritativ brenda partisë.

“Albin Kurtin nuk mundet me rrëzu askush në Lëvizjen Vetëvendosje, autoriteti i tij nuk bie nga pozicioni partiak”, deklaroi ai.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, nga postet e larta drejtuese, tashmë kanë dhënë dorëheqje personalitete të njohura politike duke përfshirë kryetarin Visar Ymeri, nënkryetarin Dardan Sejdiu dhe anëtarë tjerë të këtij subjekti politik. Zyrtarët e mbetur në kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje, më herët kanë mohuar se ka përçarje dhe fraksione brenda Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar ato vetëm si mospajtime./Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz