back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeRrena e ministrit serb: Kishte leje, por nuk dëshiroi të hynte në...

Rrena e ministrit serb: Kishte leje, por nuk dëshiroi të hynte në Kosovë

Të ngjajshme

Tahiri: Dragashi do të shndërrohet në destinacion turistik rajonal dhe evropian

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të...

Xhevdet Rexhepi merr mirënjohje nga Dhoma e Tregtësië në Shqipëri

Biznesmeni Xhevdet Rexhepi, pronar i rrjeteve të njohura Viva...

Ishte afër Real Madridit, Firmino tregon se pse dështoi marrëveshja: Dy herë i refuzova

Roberto Firmino u paraqit në një intervistë dhe zbuloi...

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka demantuar ministrin serb i cili tha se u ndalua nga Policia që të hyjë në Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se i njejti kishte pasur leje për të hyrë në shtetin e Kosovës, por që me vetë dëshirë ishte kthyer prapa në Serbi.

Vetë ministri serb i kulturës ishte viktimizuar duke thënë se ndalesa e tij për vizitë në Kosovë, ndikon negativisht në raportet mes dy shteteve

“Në vazhdimësi të informimit të drejtë të opinionit publik dhe me qëllim të shmangies së dezinformacioneve të mundshme, Policia e Kosovës bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të RKS-së, për lejimin e hyrjes së ministrit të Kulturës z.Vladan Vukosavljevic, ju informojmë se të njëjtit i është lejuar hyrja në territorin e Kosovës konform vendimit, por i njëjti pas hyrjes nuk ka vazhduar tutje për në Veri të Mitrovicës, duke u kthyer me vetë dëshirë mbrapa për në Serbi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Vizita e lejuar e z.Vukosavljevic ka qenë e planifikuar të realizohet në pikën kufitare Merdare që lidh Kosovën me Serbinë, mirëpo e njëjta nuk është realizuar në atë pikë kufitare por në pikën kufitare Jarinje në veri të vendit”, përfundon komunikata.

Ndryshe, deri më tani leje nuk kanë për të hyrë në Kosvoë, Aleksandar Vulin, Nebojsha Stefanoviq dhe Marko Gjuriq. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz