Maldir i cili jeton vetëm edhe gjatë Ramazanit shëtitë dhentë e tij nëpër shpate, ndërsa sofrën e iftarit e shtron në bar nën qiell të hapur pasi ta vendosë bagëtinë në vathë. Mumin Maldir bari në provincën Kirklareli të Turqisë i cili prej më shumë se gjysmë shekulli kujdeset për bagëtinë, kalon ditët gjatë muajit të Ramazanit duke bërë iftarin dhe syfyrin në sofrat që i përgatit vetë në kullosat ku kullot bagëtinë.
Qoftë verë ose dimër Maldir ushtron detyrën e blegtorit që prej 53 vitesh në zonën rurale pranë qytezës Yskyp në Kirklareli. Maldir i cili jeton vetëm, edhe gjatë Ramazanit shëtitë dhentë e tij nëpër shpate, ndërsa sofrën e iftarit e shtron në bar nën qiell të hapur, pasi ta vendosë bagëtinë në vathë. Maldir gatuan ushqimin e tij në zjarrin që ndez duke cakërruar gurët, ndërkohë që fillon me ngrënien e ushqimit pasi dëgjon ezanin e akshamit nga radioja që ka.
Pas një pauze të shkurtër pas iftari ai përfundon punën e tij duke mjel delet. Në barakën ku qëndron, Maldir nuk ka qasje të energjisë elektrike. Ai shtron sofrën e syfyrit duke ndriçuar dhomën e tij me llambë gazi dhe pas syfyrit ai nis ditën e re duke përsëritur nijetin për të agjëruar ditën që e pret.