BallinaLajmeRrahmani: Paratë e qytetarëve të Prishtinës dërgohen në qytetet tjera! (Foto)

Rrahmani: Paratë e qytetarëve të Prishtinës dërgohen në qytetet tjera! (Foto)

Të ngjajshme

Reklama e Kupës së Botës i bën bashkë yjet e futbollit, Messin dhe Ronaldon

Një reklamë sapo u publikua në rrjetet sociale, për...

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Me  81 vota për, asnjë abstenim, asnjë kundër votohet...

Çmimet e derivateve të naftës, Kurti: Duhet ta rikthejmë ligjin për çmimin tavan

Në seancën plenare të Kuvendit, Kurti ka thënë se...

Azizi: Asnjë kryetar komune në Ballkan, s’mund të krahasohet me Bilall Kasamin

Deputeti i VLEN-it Adnan Azizi, në një intervistë për...

Asamblisti  i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, reagon ndaj mënyrës së planifikimit dhe menaxhimit të parasë publike nga udhëheqja e Komunës së Prishtinës, dhe ky reagim vjen pas vendimit të komunës për huazimin e dy autoambulancave për nevojat e qyteteve të tjera, kurse shërbimet shëndetësore në Prishtinë kanë mungesë të tyre, shkruan Kosova Post.

Rrahmani, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi dhe ai i Kamenicës, Faton Jakupi, kanë nënshkruar kontratën për huazimin e dy autoambulancave për komunën e Kamenicës.

Postimi i plotë i Eman Rrahmanit:

Paratë e qytetarëve të Prishtinës dërgohen në qytetet tjera!

Sot Komuna e Prishtinës paska huazuar dy autoambulanca, kjo do të ishte në rregull sikur të kishim mjaftueshëm për Prishtinën.

Bashkangjitur keni edhe planifikimin që ka bërë Komuna për këtë vit të blej dy autoambulanca në vlerë prej 57,800.00 euro.

Kjo që po ndodh me këtë qeverisje të Prishtinës nuk ka as kuptim e as shpjegim!

Kryetari mandat vjedhur që po na TURPËRON e Prishtinën çdo ditë po shkatërron.

Image may contain: 2 people, indoor

No photo description available.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz