Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në fshatin Klinë e Poshtme e Skenderajt, transmeton Gazeta Drenica Press
Deri te arrestimi ka ardhur pasi i dyshuari pas një mosëmarrëveshje ka rrahur një person tjetër.
Patrulla policore në vendin e ngjarjes ka kontrolluar veturën e të dyshuarit dhe legjitimuar të dyshuarin ku në veture i gjen dhe i konfiskon një çantë krahu ku kishte pasur një armë( revole) kal. 7.62mm , një karikator me shtatë(7) fishek dhe një shufër metalike.
Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet. /Drenica Press/