Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin e ndodhur mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në afërsi të fshatit Orllat, në mes një ariu dhe një veture.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se aksidenti ka ndodhur pas orës 23:00.
Sipas tij, njësitet për kontroll dhe menaxhim të autostradës janë marrë me rastin, si dhe kanë njoftuar edhe prokurorin për procedura të mëtejme.
Në fotote e publikuara përveç shumë automjeteve të ndaluara, shihet edhe ariu pa shenja jete dhe i përgjakur në mes të rrugës, ndërsa, policia nuk ka dhënë detaje nëse është mbytur nga goditja e automjetit apo është vrarë nga policia.

