Rrahje masive në shkollën e Kosovës, nxënësit i thyhet hunda

Dy nxënës kanë marrë trajtim mjekësor pas një rrahje masive që ka ndodhur sot rreth orës 10 në Gjakovë.
Dy nxënës në Komunën e Gjakovës, janë lënduar pas një rrahje masive që ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Njëri nxënës ka thyer hundën si dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar drejtori i Spitalit Rajonal të Gjakovës, Ahmet Asllani, i cili ka thënë se nxënësit që i është thyer hunda menjëherë është futur për operacion.
Më tutje ka thënë se nxënësi i ditë ka pësuar lëndime në mjekër, por që pas ndihmës mjekësore është liruar për në shtëpi.

Lexo edheVdes infermieri që i shpërtheu aorta teksa po kujdesej për të plagosurit në Matin 1
“Po sot në spital kanë marrë trajtim mjekësor dy persona, të cilët kanë qenë të përfshirë në një rrahje në qytet. Njëri ka pasur thyerje të kockave të hundës, ku menjëherë i është nënshtruar operacionit, i cili ka përfunduar me sukses dhe tashmë është duke u trajtuar në repartin e ORL-së. Ndërsa, personi i dytë ka pasur lëndime në mjekër, ku është mjekuar aty për aty dhe është liruar për në shtëpi”, ka thënë Ahmeti.
Sot rreth orës 10:00 në rrugën Beqir Kastrati në Gjakovë, ka ndodhur një rrahje në afërsi të shkollave. Personat e përfshirë në rrahje janë të moshës 16-vjecare./Sinjali/














